LIFESTYLE, 31 Janar 2018, 15:30

Taylor Swift nxjerr në pah defektin më të madh të Bruno Mars

Taylor Swift nxjerr në pah defektin më të madh të Bruno Mars

Zhvillimi i teknologjisë në dekadat e fundit ka bërë të mundur që të na i servirë personazhet e njohur ashtu siç ata dëshirojnë. Përmes video-ve montuese mund të fshehësh defektet e ndryshme dhe me sa duket edhe këngëtari me famë botërore Bruno Mars aplikon të njëjtën gjë në lidhje me gjatësinë e tij.

E kemi vënë re se Bruno është i shkurtër, por a e dini që është më i shkurtër se sa shfaqet në videoklipet e tij? Kjo u vu re më së miri gjatë shpërndarjes së çmimeve “Grammy” kur Bruno iu afrua këngëtares Taylor Swift, u duk qartazi diferenca e madhe në gjatësi.

Sipas statistikave zyrtare Bruno Mars është 1.65 metra dhe kur ke në krahë një femër si Taylor, e cila është 1.78 metra vihet re shumë qartë dallimi. Fatmirësisht e dashura e këngëtarit, Jessica Kaban është 1.62 metra e gjatë, kështu që ata janë një çift ideal.

[gallery ids="63757,63756,63755"]