LIFESTYLE, 2 Shkurt 2018, 17:23

Këngëtarja shqiptare bën operacion plastik vetëm për një klip

Rovena Stefa do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje estetike në trupin e saj, për një arsye jo edhe aq bindëse. Ajo ka publikuar një foto e shtruar në një kinike private në Tiranë, ku thotë se është duke kryer një operacion plastik me rastin e xhirimit të videos së re muzikore.

“Duke bërë operacione plastike se klipi i ri del më 14 Shkurt”, ironizon këngëtarja e njohur.

Nuk dihet nëse pjesa e shtrirë në klinikë do jetë fragment i videos së këtij projekti. Ajo ka zbuluar vetëm se kënga do të quhet “Unaza” dhe i dedikohet dashurisë.