LIFESTYLE, 2 Shkurt 2018, 14:17

Koncert për ditëlindje, kompozitorët zbulojnë këngën e re të Elvana Gjatës

Koncert për ditëlindje, kompozitorët zbulojnë

Elvana Gjata është rikthyer në Tiranë dhe po përgatitet për një nga ditët më të veçanta, koncertin që pritet të mbahet nesër më 3 shkurt.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Elvanës. Këngëtarja u ka dorëzuar ftesat shumë pak të ftuarve specialë, për koncertin që do të mbahet në një nga hotelet më të njohura në vend.

Si kompozitorin e saj pas shkëputjes përfundimtare me Flori Mumajesin dhe Threedots, Gjata ka zgjedhur t’i besojë kantautorit të njohur shqiptar Pirro Çako, i njohur për stilin e tij unik në bërjen e baladave.

Ky i fundit është parë dje në një video të publikuar nga Darko Dimitrov, duke punuar për një “artist të madh”. Ne dyshojmë se bëhet fjalë për Elvanën, e megjithatë kjo pritet të mësohet shumë shpejt.

Mbrëmjen e nesërme Elvana do të këndojë për herë të parë live këtë vit, disa balada të reja të kompozuara nga Çako, duke kujtuar këtu edhe versionin akustik prej 5 baladash që ajo solli vite më parë me rastin e festës së Shën Valentinit.

https://www.instagram.com/p/Bep0UnXl5an/?taken-by=darkodimitrov