TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka folur për Kosovën dhe shpërnguljen e familjes së saj në Britani të Madhe, në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.
Në këtë emision kënëtarja tregoi se në kohën e shpërnguljes në Londër, nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit, sëmundje të cilën e ka mposhtur me kalimin e kohës.
“Është një vend i vogël me 1.3 milion banorë në Europën Lindore, unë jam shpërngulur në Angli kur isha një vjeç, prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe krijuan një jetë të re për ne”, ka thënë Rita Ora.
“Kur u shpërngulëm nga Kosova, të them të drejtën ajo është heroinë për mua. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por është mirë. U diagnostikua… pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”, ka treguar Rita.
https://www.youtube.com/watch?v=1gf106frhzg