LIFESTYLE, 7 Qershor 2020, 14:19

Basha publikon foto me prindërit dhe vëllanë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të prindërve të tij dhe vëllait.

Basha shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme për familjen, pasi e ëma ka datëlindjen.

“Një e diel e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!”, shkruan Basha.