TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetase nga Ukraina, e cila u prek nga COVID-19 gjatë qëndrimit në Sarandë, ka lënë këtë të diel Spitalin Infektiv. Jashtë rrethimit të spitalit e ka pritur një djalë me lule në dorë. Sipas rregullave, tashmë ajo duhet të karantinohet për 14 ditë në banesën e saj.
Ukrainasja u konfirmua pozitive me COVID-19 pak ditë më parë. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin Infektiv. Në këtë spital, për momentin ndodhen 30 pacientë, gjashtë prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë të intubuar.
