AKTUALITET, 25 Nëntor 2019, 00:05

Nisma 'anti-KÇK'/ Ironia e ekspertit me Ramën: Fiks si aksioni hashashit, niste kur mbaronin korrjet

Nisma 'anti-KÇK'/ Ironia e ekspertit me Ramën: Fiks si

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ditën e nesërme parlamenti do të shqyrtojë nismën ligjore të qeverisë, që ai e quajti “Anti-KÇK”.

Sipas kreut të qeverisë, kjo nismë, e hartuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, do të godasë krimin, korrupsionin e do të arrijë deri te mafia.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, e krahason nismën e kryeministrit me atë të luftës kundër hashashit, e cila niste në momentin që kishin mbaruar korrjet.

Përmes një postimi në Facebook, ai liston të gjitha dëmet ekonomike që, sipas tij, kryeministri Rama dhe qeveria e tij i ka bërë ekonomisë shqiptare.

Postimi i plotë i Pano Sokos:

Kryeministri nesër do t'i shpalli luftë KÇK-së.

Pasi ka dhënë:

Konçesioni i check-up - 90 milionë USD

Sterilizimi - 160 milionë USD

Dializa - 70 milion USD

Shërbimi laboratorik - 90 milion USD

Inceneratori i Elbasanit - 52 milion USD

Inceneratori i Fierit - 40 milion USD

Inceneratori i Tiranës - 310 milionë USD

Rrugët e Devoll Hdrp - 68 milion USD

Ndërtimi i shkollave në Tr - 80 milion USD

Rruga Milot Balldren - 300 milionë USD

Rruga Orikum-Dukat - 75 milion USD

Trau te rruga e Kombit - 470 milion USD

Rruga e Arbërit - 400 milion USD

__________________

2.2 miliardë USD

Dhe ka llogaritur të japë edhe:

Spitali i Fierit - 90 milion USD

Rruga Thumanë-Vorë - 340 milion USD

Rruga Kashar-Rrogozhinë - 410 milion USD

__________________

840 milion USD

Totali 3.05 miliardë USD

Pas gjithë këtyre, ka vendosur t'i hapë luftë "kap ça të kapësh". Fiks si atëherë që sapo mbaronte periudha e korrjes së hashashit, fillonte lufta për shkatërrimin e parcelave të hashashit.

Dmth tallje jastiku me stekë në majë i thonë kësaj.