AKTUALITET, 18 October 2026, 11:28

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”, Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”,

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh.

Përmes disa pyetjeve të drejtpërdrejta, artistja vë në fokus humbjen e shpresës te të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në vend, si dhe largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve drejt emigrimit.

“Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu?
Pse ikin? Pse duan të ikin?
Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”,
shkruan Aurela Gaçe.

Ndërkohë këngëtarja ka ndarë edhe pjesë nga kënga e Doktor Florit “Zemërthyer”.

 

“Jam i papërfaqësuar, i parealizuar. Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësua. Unë nuk jam pazar e as matematikë. O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt. E kur fillon për keq të shkojë deri në fund. Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një dritë të vogël, se më keq s’ka ku të shkojë VETEM ME BESIM TEK ZOTI
Ky vend mund të shpëtojë”,
thuhet në tekst.

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”,