AKTUALITET, 10 Dhjetor 2017, 10:47

Batiskafi i parë shqiptar dhe interesi i “tepruar” i Enver Hoxhës

Batiskafi i parë shqiptar dhe interesi i “tepruar” i Enver

Ekipi i batiskafit “ Rinia”, ngre dolli me raki në fund të detit kur zbret paisjet e kerkimeve të naftës

Kërkimet për naftë në det kishin filluar. Anija speciale e naftës e prodhuar edhe ajo në Kantjerin detar të Durrësit, nuk mund të realizonte matje sizmogravimetrike. Pasi gravimetri lekundej në anije nga dallgëzimi. Teknikisht puna e kërkonte që ky gravimeter të ishte afër tokës nënujore. Atëherë i vetmi gravimeter ndodhej në Universitetin e Tiranës. U muar atje dhe u vendos që kjo matje të realizohej për kerkimet shkencore nenujore te naftës nepërmjet batiskafit që do ta çonte paisjen në afërsi të rrafshit të funddetit. E morëm paisjen, tregon Thomai dhe e futem në batiskaf. Kur arritëm në fundin e detit dhe e stabilizuam batiskafin në pozicion statik pasi ishte i paisur me këmbë, operatori i gravimetrit filloi të kryente matjet që i kërkoheshin. Ishte hera e parë që ai po zhytej.

Dhe kishte emocionet e të papriturave që mund të ofronte funduji, aq më tepër nën nje thellësi të madhe dhe me një “ gëzhojë “ metalike të panjohur jo vetëm për të por edhe për shumë të tjerë. Kur mbaroi matjet e duhura, ai na tha: E dini çuna  se unë kam marrë me vete nje shishe raki? E nxorri nga xhepi shishen e rakisë dhe filluam me e pi me dolli... Pasi e kthyem shishen të tërën, na tha: “E mora rakinë me vete se sidoqoftë kam menduar se këtu do të ishte fundi i botës “! Pasi dolëm, tregon duke qeshur Thomai,  ai tha se do të ishte gati që të zhytej me djemtë durrsakë edhe në zona të tjera. Po raki si ajo nuk kam arritur që të shijoj më...

Fotografitë e para nënujore nga batiskafi me Moikom Zeqon

Fotografimet e nënujëshme ishn të vështira për ne që ti realizonim. Ato kërkonin aparatura të mira, që na mungonin, tregon Thomai. Ka qënë   Moikom Zeqo, i cili erdhi dhe u zhyt me batiskafin tonë, që  bëri shkrepjet e para  fotografike nga obllotë e batiskafit dhe realizoi fotografitë e para nënujore për arkeologjinë shqiptare. Fotografitë u botuan prej tijë në revistën “ Ylli”. Ato dolen shumë interesante dhe ngjallën interes si për fushën shkencore të cilës i përkisnin, po ashtu edhe për publikun i cili kishte kuriozitet se çfarë bëhej nepërmjet këtij batiskafi. Kjo revistë ishte dhe më e lexueshme nga të gjithë njerezit specialistë të fushave të ndryshme të shkencës dhe prodhimit.

Lidhur me këto fotografime vetë Dr. Moikom Zeqo do të kujtonte në një shkrim të tijin shumë vite më pas: “ Historia më e pabesueshme është ajo e zhytjes me anë të një batiskafi që disa të rinj e ndërtuan në vitin 1981 në Durrës, gjë për të cilën u bë dhe një bujë e madhe në shtypin e kohës, madje edhe Enver Hoxha i dërgoi një letër përgëzimi djemve që e ndërtuan këtë objekt. Në fakt nuk ishte një batiskaf shkencor por qe një strukturë e mbyllur metalike që kishte brenda bombola ajri dhe dy oblla (dritare) xhami. Bëmë zhytjen e parë në thellësinë 20 m me këtë batiskaf dhe atje unë bëra fotografitë e para nën ujë, të cilat u botuan në revistën „Ylli“. Në të vërtetë, guximi ynë ishte i çmendur. Xhamat e obllave ishin të zakonshëm dhe nëse thyheshin nga rritja e presionit të ujit, ne do të mbyteshim pa pasur asnjë mundësi shpëtimi për të ridalë në sipërfaqe.”

Xhirimet nënujore të planeve nga Kinostudjo për filmin “ Ballë për Ballë”

Me batiskafin ne kemi bërë shumë zhytje me shumë njerës të njohur, kujton Thomai. Por nga këto zhytje si më mbresëlënëset  kujtoi xhirimet nënujore që u relizuan nga batiskafi, për  filmin “ Ballë për Ballë “ . Bëhet fjalë për planet nënujore. Për të realizuar ato Piro Milkani, që ishte drejtor i filmit,  u zhyt me këtë batiskaf. Ai mori një aparat “ Arifleks nr 35 ” dhe me të u bënë disa kinoprova. Pirro mori ekzpozimetrin dhe u zhyt bashkë me ne duke marrë fluksin e dritës që të dinte të regjistronte diafragën. Dashamir Ohri komandonte zhytjen nga sipër. Si momente më kulmore sjell nder mend një moment kur kishim bërë stop në thellësinë 10 m, Niku, vëllai im zhytet dhe përqëndrohet me fytyrë te obllot ku ishte duke kontrolluar fluksin e dritës me ekspozimetër. Milkani shtangu. E pyetëm se çkishte. Pirro ishte bërë dyllë i verdhë. E qetësova duke i thënë se ishte vëllai im i zhytur.

Atëherë me tha: “Aman thuaj Dashamirit që ti thotë të zhytet dhe një herë se do të më duket vetja si te Zhyl Verni te “ 20.000 lega nën Det ” kur vjen Idranti dhe del ballë për ballë me kapiten Nemon. “ Në këto filmime vështirësitë kanë qënë të shumta. Thomai sjell në vëmëndje rastin kur Pirro donte të filmonte nisjen e nëndetëses. Ne ishim pozicionuar nën ujë afër elikave,thotë ai. Sa filluan elikat të rrotulloheshin rryma që krijohej na shtynte shumë larg. Megjithatë arritëm ta gjejmë pozicionin e duhur dhe filmimet dolën shume të mira. Po ashtu ne kemi filmuar edhe qitjen e nëdetëses me silura, deri daljen e silurës nga portali i sajë. Kur u filmua ky rast kamera e “ Harrifleksit ” të Pirros ishte vetëm 2-3 m larg silurës së lëshuar. Ndodheshim tamam te poligoni i nëndetëseve, atje ku është i mbytur “Spitalieri“. Kjo anije është siluruar nga nëndetëset tona që në vitin 1973. Kjo ka ndodhur shume kohë më parë, por në këtë vit e kam  parë nga afër edhe unë vetë, kujton Thomai.

Zhak Pikard  shkruan në në revistën “Mondo Sommerso” per Thoma Berberit

Për të realizuar projektin e batiskafit të tij, Thoma Berberi, do të bazohej mjaft në të dhënat e batiskafit “Trieste” të një prej oqeanografëve më të famshëm të të gjitha kohërave, francezi Zhak Pikard. Ndërsa batiskafi i Pikard ishte shumë më i sofistikuar sesa “Rinia” shqiptare, francezi u habit mjaft nga mjeti i krijuar nga Berberi, për më tepër që në Shqipërinë e asaj kohe mungonin teknologjitë bashkëkohore, që do të mundësonin një sipërmarrje të tillë.

Meqë Shqipëria në ato vite nuk kishte kontakte me botën perëndimore, batiskafi i Berberit ngeli i panjohur. Vetëm pas viteve ’90, kur gazetari Mario Clementi do të botonte në revistën “Mondo Sommerso” historinë e Thoma Berberit dhe batiskafit “Rinia”, Zhak Pikard do të njihej me historinë e simotrës së vogël të “Triestes” së tij. Duke kujtuar stafin dhe teknologjinë që kishte në dispozicion në kohën kur ndërtoi dhe kolaudoi “Triesten”, Pikard është habitur dhe ka shprehur admirimin e tij për Berberin, që thuajse i vetëm ideoi, projektoi dhe realizoi batiskafin shqiptar. Kjo letër e dërguar nga i madhi Pikard, mbi projektin e të cilit ishte bazuar konstruktori, e entuziasmoi këtë të fundit, pasi një i huaj vlerësoi maksimalisht përpjekjen e tij, përpjekje ndoshta e pavlerësuar si duhej në vendin e tij.

Letra e Zhak Pikard  në revistën “Mondo Sommerso”

IL CORAGGIO E LA PERSEVERANZA DI THOMA BERBERI INDUCONO ALL’AMMIRAZIONE

Con una pazienza meticolosa, una diplomazia totalmente disinteressata, in condizioni esterne spesso difficili, egli è riuscito a costruire un batiscafo sperimentale e a collaudarlo personalmente, verificandone in breve tempo le caratteristiche previste.

Così facendo, non ha soltanto dimostrato le sue capacità di tecnico ma, forse e soprattutto, le sue qualità umane. Quando ricordo le mie prime immersioni al largo di Capri e di Ponza col batiscafo Trieste, quando rivedo il nostro rimorchiatore d’alto mare Tenace e la Corvetta Fenice che la Marina Militare Italiana aveva messo a nostra disposizione per l’assistenza, quando ripenso poi a tutto il personale che era stato mobilitato per consentire il successo delle nostre immersioni, prima a 1.080 e poi a 3.150 metri, non posso fare a meno di esprimere la mia sincera e viva ammirazione per il lavoro che Thoma Berberi ha intrapreso e nel quale è riuscito, pressoché solitario, una ventina d’anni fa, e di cui nessuno, al di fuori della Cortina di Ferro, forse venne mai a conoscenza. Grazie, Thoma Berberi, per il suo lavoro di pioniere. Grazie anche a Massimo Clementi per averla «scoperta» e avercela fatta conoscere. (Jacques Piccard)/ Shqiptarja.com