AKTUALITET, 23 Mars 2021, 18:19

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ 50 vjeçarja invalide humb jetën nga zjarri. Nuk mundi të dalë nga banesa

Ngjarje e rëndë në Vlorë/ 50 vjeçarja invalide humb

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata”, në qytetin e Vlorës.

Ajo jetonte e vetme në banesë dhe mbylli jetën e saj në mënyrë tragjike.

Njoftimi policisë:

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.