AKTUALITET, 23 Mars 2021, 18:15

BE mbështet financiarisht Shqipërinë për luftën kundër krimit të organizuar, Soreca: Prioritet kyç për integrimin e vendit

BE mbështet financiarisht Shqipërinë për luftën

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet kyç për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet kyç për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj, rëndësia e këtij projekti që i ofron autoriteteve të Shqipërisë, ekspertiza teknike që vjen nga disa shtete anëtare të BE-së, si Spanja, Holanda dhe Italia. Një skuadër e vërtetë në Europë”, shkruan Soreca.

Projekti i ‘Luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimit kriminal dhe financiar” i financuar nga BE me një buxhet prej 5.5 milionë euro, 2.4 ,mln euro prej të cilave do të shkojnë për pajisje të reja. Spanja, Italia dhe Holanda do të jenë në krah të Shqipërisë me ekspertët e tyre për të luftuar krimin e organizuar.