AKTUALITET, 23 Mars 2021, 15:33

“Po na ikin fëmijët”, Helidon Bushati me gratë shkodrane: Jap fjalën se do të jem një zë i fortë për ju në parlament

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me disa gra të këtij qytetit. Këto të fundit i kanë shprehur Bushatit disa shqetësime, ndërsa fokus qëndron tek largimi nga vendi i fëmijëve të tyre, për një të ardhme më të mirë.

Nga diskutimet me Bushatin, gratë shkodrane nuk lanë pa përmendur degradimin e cilësisë së arsimimit të fëmijëve. Duke u njohur me shqetësimet e këtyre të fundit, Bushati tha se 25 prilli është dita që grave shkodrane do t’u kthehet dinjiteti i munguar.

Bushati u shpreh se me reformat që do të ndërmarr Partia Demokratike, në ekonomi dhe të gjitha fushat, do luftohet papunësia dhe pabarazia, do hapen vende pune, do frenohet emigracioni dhe do të mundesohet një jetese më e mirë.

“Ne gratë kemi shumë problematika, gjëja që vë re unë ndoshta edhe në punë ku jemi, jemi të diskriminimi në një farë mënyrë nga krahu tjetër politik sepse na shikojnë me atë syrin që ne jena demokrat, a thu se ne jemi armiq dmth nuk parasysh merita, as vitet arsimit, nuk merret parasysh asnjë gjë, vec merret parasysh bindja politike edhe kjo nuk ban. Ca do me ba ti, ta kesh CV më të mirën, të punosh ti gjithë jetën sepse eksperinca është shumë e bukur, shumë e vlefshme për me ec përpara , ne duam të gjitha por në këtë vend deri tani nuk bëhet.

A gjithashtu fëmijët disa brenda, disa jashtë. Ata jashtë janë shkollu dhe nuk kanë shpresë me u kthy këtu ma, që ne për ne prindërit është gja e madhe me pas fëmijët e shkolluar e me i pas këtu. Mos të ikin fëmija prej këtu , nqs prapë vazhdojnë ata fëmijët tonë do kërkon prapë me u largu.”, tha një grua. Ndërkohë një tjetër tha se; “Unë si nan dhe kryefamiljare nuk e kam mendu kurrë me lëviz prej Shqipërie, ama këto 8 vite jena shumë të zhgënjyer dhe të mërzitun. Mbas 25 prillit nqs nuk ka me ardh një ndryshim për vendin tonë , ne jena të parët si kryefamiljarë që do të largohena prej këtij vendi, nuk kena të ardhme . Kur nuk funksionon shëndetësia, kur nuk funksionon rendi, kur nuk funksionon arsimi.”.

Po ashtu, një tjetër grua tha se; Këtë 8-vjeçar ne kena pas ikje masive, ekonomia është drejt greminës në tana anët edhe pandemia dmth një moment jo i përshtatshëm për ne , prandaj them që është shpresa e fundit për ne shqiptarët dmth që tan do t’ja dalim mban.

Një tjetër grua: Natyrisht juve ju takon një detyrë shumë e vështirë, në vitet 90 në kena pas besimin se do të ndryshojmë. E pikërisht, ai besim na forconte. Ky besim nuk na iku as në 97, po në të gjithë Shqipërinë ky besim iku, ne shkodranëve na mbajti ky besim dhe kena luftu për PD. Tani ju duhet t’ a ngjallni përsëri këtë besim , kjo është detyrë e vështirë , nuk është një detyrë e lehtë .

Helidon Bushati: Sot unë jam mes jush, si përfaqësuesi, si deputeti i zonës dhe unë bëj pakt moral me ju për të qenë një zë i fortë, sëbashku me kolegët e mi në parlamentin e ardhshëm. Ikja e të rinjve, siç e ngritët edhe ju nga eksperiencat e tua personale është shumë problematike për një qytet. Ikën rinia , ikën shpresa, ikën e ardhmja. Me 25 prill fillon e ardhmja për fëmijët tuaj , për familjet tuaja, për bizneset e tuaja. Fillon e ardhmja për Shkodrën dhe Partia Demokratike ka një plan masash për të përballuar dhe për të përmirësuar këtë situatë.