TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar me 14.2 vite burg Dhimitër Shkodranin dhe Astrit Beqirin.
Më konkretisht togat e zeza të GJKKO-së dënuan me 7 vite e 4 muaj burg Astrit Beqirin dhe me 6 vite e 8 muaj burg Dhimitër Shkodraninin.
Ata akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal.
Ata përfituan 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani.
Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër.
Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.
Atyre u jane konfiskuar dhe pasuritë.