AKTUALITET, 29 Maj 2019, 17:56

Ngjarje e rëndë në Shkodër, fëmija 2 vjeç ra nga kati i 6-të i pallatit, vdes në spital

Ngjarje e rëndë në Shkodër, fëmija 2 vjeç ra nga


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 2 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i një pallati.

Ngjarja ndodhi pranë urës Dervishbeg në Shkodër. Mësohet se fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u transportua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht 2-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga rënia dhe ka ndërruar jetë teksa ndodhej në duart e mjekëve.