AKTUALITET, 29 Maj 2021, 16:58

Pesë masa të menjëhershme për të demokratizuar partinë

Pesë masa të menjëhershme për të demokratizuar

Nga Artan Fuga

1. Kryetari mund të zgjidhet sipas parimit një militant një votë, por këshilli kombëtar mund ta shkarkojë atë me 2 të 3 e votave të tij. Nëse kjo nuk ndodh, kryetari, pasi merr një herë në katër vite mandatin, nuk pyet më për asnjeri sepse militantët që e kanë zgjedhur ikin në… shtëpi, pas banakut të dyqaneve, në punët e tyre dhe nuk kanë ngenë të merren me bëmat e kryetarit.

Partitë i shkatërroi parimi një militant një votë, i zbatuar alla shqiptarçe, pra, alla stalinistçe.

2. E drejta e pakicës që për vendimet e rëndësishme politike të partisë (përcaktimi i kandidatëve për deputetë, aleancat politike, qëndrimet ndaj traktateve ndërkombëtare, votimi i ligjeve organike, etj.) këshillit kombëtar t’i duhet një shumicë e cilësuar prej 2 të 3-tave. Kështu, pakica dëgjohet. Partia në opozitë nuk mund të sillet në parti sikurse sillet ndaj saj maxhoranca në Kuvend, për çka ajo qahet.

3. E drejta e referendumit brenda partisë për të gjitha ato vendime, për të cilat këshilli kombëtar nuk i voton dotm sepse pakica atje bëhet bllokuese. Nuk mund të kërkosh referendume në shtet kur nuk i njeh brenda partisë.

4. Deputeti është i lirë në vendimet dhe qëndrimet e tij dhe nuk mund të kërcënohet me përjashtim nëse nuk mban qëndrimet që i teken kryetarit të partisë. Deputeti nuk mund të dalë kundër vetëm ndaj vendimeve të marra me referendum në parti ose me 2 të 3-tat nga këshilli kombëtar.

5. E drejta e fraksionit që duhet kuptuar si duhet dhe jo sikur gjithkush krijon partinë e tij në rrjetet sociale. E drejta e fraksionit është për të krijuar një rrymë brenda partisë, që zhvillon brenda saj një qëndrim të nuancuar politik brenda pranimit të programit të partisë. Fraksioni në parti është shëndeti i partisë, ndryshe partia flak si në përrallat e Ibsenit të gjithë “armiqtë” e brendshëm dhe të jashtëm të saj. E gëzon popullin me sihariqe zbulimesh grupesh armiqësore.

E drejta e fraksionit realizohet kur mblidhet një numër firmash mes militantësh, ose kur 20 për qind e këshillit kombëtar e pranon krijimin e një fraksioni si iniciativë e një vijon nga faqja 1 grupi brenda partisë. Fraksioni ka të drejtë të përfaqësohet në kryesinë e partisë dhe të ketë deputetët e vet në bazë të shkallës së përfaqësimit të tij në parti.