AKTUALITET, 12 Shkurt 2020, 13:56

Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias vjen nesër në Tiranë, axhenda e takimeve

Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Venecias vjen


Komisioni i Venecias do të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar.

Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Venecia për opinion këtë çështje dhe nesër dhe pasnesër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve.

Mes takimeve, Komisioni i Venecias do të pritet nga Ruçi, Meta, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, Arta Vorpsi dhe kreu i KED Ardian Dvorani.

AXHENDA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT TË VENECIAS

13 shkurt

Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.

Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.

Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor.

Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt

Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.