TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oerd Bylykbashi, një nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore ka zbardhur prezantimet e opozitës sa i përket kësaj reforme. Ai ka theksuar se është propozuar nga PD-ja që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK.
“Opozita sot bëri propozimin në lidhje me tre paketa, në lidhje me atë që ne mendojnë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi. Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për policinë gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë lirinë e zgjedhjeve në procesin e votimit.
Po ashtu kemi bërë propozime edhe me rolin që do të ketë Prokuroria qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e posaçme në krimin zgjedhor. Në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin aktiv ose pasiv dhe futa e këtij të fundi në kompetencat e SPAK se në të shkuarën është lënë jashtë.
Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më specializuara që kemi ne sot. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi.
Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.
Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, cili pas një takimi me aleatët, në një deklaratë për mediat emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.
Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit.
Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore.
Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.