AKTUALITET, 12 Shkurt 2020, 11:35

Skandali/ Shehaj: Berzh paguan 600 mijë euro për km, ndërsa Rama 5 milionë euro për km!

Skandali/ Shehaj: Berzh paguan 600 mijë euro për km, ndërsa Rama


Agron Shehaj, ish-deputet i PD ka bërë një ballafaqim të qartë të fakteve sot se si fryhen kostot e rrugëve nga qeveria e Edi Ramës, një tejfryrje prej miliona eurosh për kilometër, për të cilat ai shpreh bindjen se përfundojnë në xhepat e klientëve të Ramës dhe oligarkëve që ai mbështetet.

Shehaj ka ballafaquar faktet se sa kushton një rrugë e ndërtuar nga BERZH në Shqipëri dhe sa kushton një rrugë e ndërtuar nga qeveria, për të qenë thjeshtësisht konkret në denoncimin e tij.

Postimi i plotë i Shehajt:

"Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të bëjë rrugën Vlorë -Orikum me një kosto prej rreth 600.000 euro për km, ndërkohë që Edi Rama do bëjë me PPP vazhdimin e rrugës, Orikum-Dukat, me një kosto prej 5 milionë euro për km.

EBRD ka miratuar një hua për Shqipërinë për rehabilitimin e tre segmenteve rrugore kombëtare me gjatësi totale 70,7 km me kosto totale rreth 45 milionë euro, pra me rreth 600 mijë euro për km dhe me standarde europiane.

Pjesë e projektit është edhe rehabilitimi i rrugës Vlorë-Orikum 10.6 km e gjatë.

Vazhdimin e kësaj rruge Orikum-Dukat Prej 14 km Edi Rama e ka dhënë për ta bërë me koncesion për 70 mln euro, pra me një kosto prej 5 milionë euro për km.

Nëse edhe tenderi i rrugës Orikum-Dukat do ishte bërë nga EBRD dhe jo nga Rama, rruga do të kushtonte vetëm 8 milionë e 400 mijë euro dhe jo 70 milionë euro.

Secili mund ta mendojë vetë se ku shkojnë diferenca prej pothuajse 62 milionë euro. Përgjigja më e mundshme është: në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve që Rama u ka dhënë koncensionin.

Korrupsioni në Shqipëri nuk bëhet nga zyrtarë dhe pushtetarë të rangut të dytë.

Këto raste flagrante vjedhjeje tregojnë qartazi që vetë Rama është i korruptuar.

Nëpërmjet plaçkitjes së Shqipërisë nga një grup njerëzish, pushtetarë dhe oligarkë po pasurohen në kurriz të shumicës së varfër.

Ndëshkimi i të korruptuarve është i vetmi shans që kemi për ti rikthyer shqiptarëve shpresën për një të ardhme më të mirë."