AKTUALITET, 15 Nëntor 2019, 12:53

Ngacmoi seksualisht 11-vjeçren, dënohet me burg mësuesi

Ngacmoi seksualisht 11-vjeçren, dënohet me burg mësuesi


Është dënuar me 3.6 vite burg mësuesi Neshat Tepelena, i akuzuar për ngacmimin seksual të nxënëses 11-vjeçare.

Mësuesi nuk është paraqitur në seancën gjyqësore gjatë dhënies së vendimit.

Neshat Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij në shkollën 9 vjeçare "Ali Hajdini", të fshatit Kalasë të Delvinës.

Në denoncimin për Ora News, vajza e mitur tha se mësuesi i bëri presion për notat dhe e puthi në buzë në klasë.

Rasti u denoncua nga familjarët dy muaj pas ngjarjes, në prill të 2018.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve.

Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.