TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori italian i Antimafies, Federico Cafiero De Raho theksoi sot se regjimi i posaçëm i burgosjes së personave të cilët rezultojnë anëtarë të bandave të krimit të organizuar është mjet që parandalon lidhjet e tyre me persona të tjerë që ndodhen jashtë qelive të burgut.
Federico Cafiero de Raho: Kemi një problem të përbashkët, luftën ndaj krimit. Duhet të përgjohen bisedat e të dënuarve, tu reduktohen lidhje me botën e jashtme.
Në këtë mënyrë të dënuarit nuk do të mund të drejtojnë botën e krimit nga burgu.
Duhet bërë konfiskim i pasurive të krimit.
Ai që sugjeroi për konfiskim dhe për ligjin për pasuritë e krimit në Itali u vra nga mafia. Me Gjonajn kemi pasur bashkëpunim. Të godasësh pasuritë e tyre, kështu luftohet mafia. Ky është një hap që bashkon Shqipërinë dhe Italinë.
Ky është një hap që afron dy vendet dhe bashkon lidhjet e tyre. Kemi ngritur skuadra hetimore të përbashkëta, organizata kriminale Ndrangheta ka lidhje në Shqipëri.
Shpesh krimi në Itali bashkëpunon me Shqipërinë për të lidhur marrëveshje. Kriminaliteti në Shqipëri është lidhur me organizata mafioze.