TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anglia mori një fitore të madhe në mbrëmjen e djeshme të kualifikueseve për Europian duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0 përballë Malit të Zi. Yjet e skuadrës ishin të papërmbajtshëm në fushë, ndërsa mungesa e Rahem Sterling nuk u ndje aspak.
Sulmuesi i Mançester Sitit nuk ishte në dispozicion duke qenë se në fundjavë kishte pasur një konflikt me mbrojtësin Xho Gomez, gjatë sfidës së Premier League ndaj Liverpul.
Zënkë që mbërriti edhe në grumbullimin e “ Tre Luanëve”. Kështu, trajneri Sauthgejt vendosi ta linte jashtë Sterling për sfidën ndaj Malit të Zi.
Një vendim që nuk u përkrah nga tifozët britanikë, të cilët në momentin që Gomez u fut në fushë, vërshuan me fishkëllima në drejtim të lojtarit. Për këtë episod ka reaguar edhe Sterling, i cili ka pranuar se në zënkën me Gomez ka qenë faji i tij dhe se tifozët e Kombëtares gabuan me futbollistin e Liverpul.
“Ishte e vështirë për mua të shihja shokun tim të fishkëllehej për diçka që ishte faji im. Xho nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe për mua të shikoja dikë që punon me kokën ulur të provonte atë reagim nga tifozët e tij pas një jave të vështirë, ishte e gabuar.
Kam marrë përgjegjësinë time në lidhje me Gomez dhe e kam pranuar”, u shpreh Sterling, duke i dhënë përfundimisht fund zënkës.