TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Seferi ishte për herë të parë i grumbulluar me Kombëtaren teksa në mbrëmjen e djeshme ndaj Andorrës, tekniku Edi Reja i dha shansin për të debutuar me kuqezinjtë.
Sulmuesi do ta kishte shijuar edhe më shumë debutimin në rast triumfi, apo sikur të ishte me pak më shumë fat në goditjen me kokë në minutat finale, e cila për pak centimetra përfundoi jashtë.
Megjithatë, futbollisti i cili aktivizohet në radhët e Ksamaks në kampionatin zviceran, është i emocionuar për debutimin me ngjyrat kuqezi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, sulmuesi shprehet se mbrëmjen e 14 nëntorit nuk do ta harroj, njësoj si 15 nëntori që është edhe ditëlindja e tij. Në postimin e tij, Seferi thekson se është krenar që mbron ngjyrat kuqezi.
Postimi i plotë i Taulant Seferit: