TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e disa ministrave dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj, ka ardhur edhe reagimi i aktorëve që protestojnë prej muajsh për mos shembjen e Teatrit Kombëtar të cilët përmes një statusi në facebook komentojnë zhvillimet e sotme politike.
Aleanca për Mrojtjen e Teatrit, shkruan se shkarkimi i Mirela Kombaros nga posti i Ministres së Kulturës dhe zëvendësimi i saj nga Elva Margariti është si të kalosh nga shiu në breshër.
Ata i njohin ministres së re të kulturës vetëm një meritë, sipas tyre të njohur publikisht deri më tani: “zellin dhe pasionin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim grabitjen e truallit”.
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit bën me dije se nuk do të ndalen deri në zëvendësimin e burimit të të gjitha të këqiave,ë që sipas tyre është Edi Rama.
Statuti i plotë:
Nga shiu në breshër!
Anonimja që sapo u emërua nga Kryediktatori si Ministrja e re e Kulturës ka vetëm një kontribut të njohur publik, të paktën deri më tani: zellin dhe pasionin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim grabitjen e truallit.
Je pse nuk duhet të ndalemi deri sa të zëvendësojmë burimin e të gjitha të këqiave në këtë vend, vetë Edi Ramën.