TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me nervin dhe temperamentin tashmë të njohur, Saimir Tahiri, nuk ka fshikulluar gjatë procesit të sotëm vetëm prokurorët që përballë tij u treguan shumë të dobët, duke i thënë se po e akuzojnë me aludime dhe pa fakte, por mbi të gjitha edhe ministrat që qëndrojnë tani përkrah Edi Ramës.
Duke replikuar me përfaqësuesit e akuzës, ish krahu i djathtë i kryeministrit në qeverinë e parë të Rilindjes i është drejtuar atyre: “Ju keni kontrolluar çdo gjë në jetën time. Ju nuk keni lënë faturë hoteli pa vëzhguar dhe e keni parë që unë nuk kam fjetur kurrë me 900 euro nata, nuk kam paguar asnjëherë më shumë se 150 euro për një dhomë”.
Aludimin e tij ish-ministri i Brendshëm e ka bërë pas dajles së faturave të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, që ka shpenzuar 700 euro për një natë dhe ish-koleges së tij Lindita Nikolla shpenzimet e së cilës shkuan në 900 euro.