TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Lila, futbollisti i Tiranës dhe njëherazi kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, tregoi në emisionin “Procesi Sportiv”, faktin se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se “Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë e Kombëtares Kuq e Zi është turp dhe marrëzi!”
“Nuk kanë nevojë djemtë e shkëlyer të Kombëtares për pasaportat diplomatike ,por ka nevojë shteti për ti dhënë vlerë asaj pasaporte.
Andi Lila me shokë ju jeni heronjtë tanë që mbrojtët simbolet në mes të Beogradit.
Dhe ky Edi Rama që i jargavitej Kombëtares kur kualifikohej në Europian që të rrëmbente ndonjë llokme lavdie. Turp e faqe e zeze.
P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do të ketë fytyrë ti afrohet më Kombëtares, pas këtij turpi që nuk shlyhet dot kurrë.”