AKTUALITET, 9 Mars 2019, 10:25

Nga Lefter Maliqi te Edlira Hyseni,njihuni me deputetët e rinjë

Nga Lefter Maliqi te Edlira Hyseni,njihuni me deputetët e rinjë

Ditën e hënë Komisioni Qëndror i zgjedhjeve do ju japë zyrtarisht mandatin  dhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

Këta janë 6 kandidatët që kanë pranuar mandatin e deputetit duke dalë kundra vendimit të partive të tyre.

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja

Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja

Elda Hoti-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

Në seancën e  fundit pelanre u betuan në kuvend si deputetë të rinj  Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan pasi pranuan mandatet e deputetëve. Të sipërpërmendurit ishin pjesë e listave të LSI-së.