AKTUALITET, 8 Mars 2019, 22:39

Denoncim në mesnatë/ Po marrin karriget e shkollave për takimin e Ramës në Fier (VIDEO)

Denoncim në mesnatë/ Po marrin karriget e shkollave për takimin e

Kryeministri Edi Rama ka shpikur së fundmi stilin e takimeve me popullin e ulur në karrige në sheshet e qyteteve. E bëri këtë në Vlorë në 16 shkurt, ditën e protestës së opozitës. Një takim të ngjashëm do të bëjë edhe të shtunën në Fier.

Në rrjetet sociale janë duke u postuar foto dhe video që tregojnë se si në mesnatë po merren karriget e shkollave në shërbim të një takimi partiak. A nuk është shkolla e depolitizuar? A nuk ka thënë vetë Rama këtë? Pyetje të ngjashme bën edhe një denoncues.