AKTUALITET, 8 Mars 2019, 22:31

Rashica “makineri”, gjunjëzon Shalken me dygolësh

Rashica “makineri”, gjunjëzon Shalken me dygolësh

Milot Rashica nuk ndalet. Sulmuesi anësor shënon një tjetër dopietë me Verder Bremenit pas asaj të shënuar kundër Nurenbergut. “Viktima” e radhës ka qenë Shalke, e cila për momentin po mposhtet 3-1 nga vendasit e Verderit.

Fillimisht, lojtari nga Vushtria shënoi në minutën e 31-të, ku pas krosimit të Kruze goditi saktë në cepin e portës. Në pjesën e dytë, Verderi mori avantazhin pas penalltisë së shndërruar në gol nga Maks Kruze.

Për të mbyllur gjithçka dhe për të hipotekuar fitoren, mendoi përsëri Rashica, i cili shënoi në minutën e 73-të. 22-vjeçari shmangu bukur portierin dhe shënoi golin e dytë përsonal dhe të tretin për ekipin e tij. Ky ishte goli i pestë në kampionat për Rashicën dhe i gjashti me fanellën e Verderit.