AKTUALITET, 9 Mars 2019, 09:13

“Si është të kesh një partner me para?” Grida Duma jep përgjigjen epike (VIDEO)

“Si është të kesh një partner me para?” Grida

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma konsiderohet një nga politikanet më të bukura shqiptare dhe është vendosur jo pak herë në qendër të vëmendjes së mediave sa i takon jetës së saj private.

Ajo është një nga të ftuarat në emisionin “Xing me Ermalin”, ku veç politikës ka folur edhe për jetën e saj pas kamerave.

Një nga batutat e publikuara lidhet me një burrë me para dhe Grida shprehet:

“Të ketë bekuar Zoti të kesh një partner me para ku ma gjen, por kur kam…”.

Nuk dimë saktësisht kontekstin e kësaj fjalie, por mesa duket Dumës nuk i duhet një person që ta ndihmojë me anën financiare.

Më tej Duma ka komentuar dhe intervistat e shpeshta të Ermalit me kryeministrin Rama, ku është shprehur: Aty e ke qelbur fare!