AKTUALITET, 8 Mars 2019, 22:13

Çani e quan Shqipërinë nevojtore/ Revoltohet Basha: Nevojtore është qeveria

Çani e quan Shqipërinë nevojtore/ Revoltohet Basha: Nevojtore

Gjatë intervistës në ‘Zonë e Lirë’ ka patur një debat ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, është përplasur me moderatorin Arian Çani.

Lideri i opozitës shprehu bindjen e tij se ajo që ai thotë do të bëhet realitet. Ndërkohë, Çani e cilësoi Shqipërinë si një vend të dorës së tretë dhe e krahasoi atë me një nevojtore.

Çani: Kur të dëgjoj të që flet kështu më duket sikur nuk jam në Shqipëri, pastaj kujtohem ...

Basha: Kjo që them unë do të jetë realitet në Shqipëri sepse sot jemi më keq se para 30 vitesh.

Çani: Shqipëria është një vend i dorës së tretë, si një novojtore e madhe.

Basha: Jo, më vjen keq që e the atë për Shqipërinë, nuk mund ta thuash këtë gjë për vendin. Shqipëria është vend i bukur dhe i pasur, por i vjedhur. Novojtore është qeveria