AKTUALITET, 15 August 2026, 22:35

Nga këngët te marshimi në rrugë, Divjaka vijon protestën kundër shkrirjes së bashkisë

Për të 16-ën ditë me radhë, banorët e Divjakës kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme, kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Bashkisë Divjakë, e cila pritet të bashkohet me Bashkinë Lushnjë.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, organizatorët kishin zgjedhur që tubimi i sotëm të zhvillohej në një tjetër formë, duke vënë në pah traditat dhe vlerat historike, koreografike e muzikore të zonës.

Në kuadër të protestës u organizua një mini-koncert, ku u interpretuan këngë dhe valle të trashëguara brez pas brezi.

Pas përfundimit të koncertit dhe fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e qytetit, duke vijuar kundërshtimin ndaj propozimit për ndryshimin e hartës territoriale.