AKTUALITET, 15 August 2026, 20:17

Dita e 77-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë këtë të shtunë në ditën e 77-të, ndërsa, si çdo pasdite, pas orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”.

Nga sheshi, ata vijuan me thirrje kundër qeverisë, mes tyre “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë. Aty vijuan me thirrjet kundër qeverisë, ndërsa u mbajtën edhe fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.

Sikurse në protestat e mëparshme, pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.