TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ku po i kaloni këto ditë të nxehta korriku? Është mëse logjike dhe kuptohet lehtë që të rinjtë shqiptarë nuk po i kalojnë pushimet nëpër jahte luksozë, resortet e shtrenjtë apo ishujt privatë. Maksimumi që mund të kalojnë të rinjtë në vendin tonë është të shkojnë me familjen në det, në detin sa më të afërt që kanë, ose një ditë në pishina me shokët e të kthehen sërish në shtëpi.
Por ndryshe nga jeta modeste që bën përqindja më e madhe e të rinjve në vendin tonë, “Fëmijët e të pasurve”po shijojnë çdo gjë që ne mund ta shohim vetëm në Instagram.
Për ta ditët e nxehta të verës kalohen me plot festa në Las Vegas dhe xhiro me makinat e tyre të shtrenjta.
Përmes një llogarie në Instagram “The Rich Kids” , e cila ka rreth 350.000 ndjekës, publikon në vazhimisht jetën luksoze të fëmijëve që kanë prindërit e pasur.
