AKTUALITET, 13 Korrik 2019, 15:35

Dokumenti/ Nuk mund ta besoni se çfarë kualifikimi ka kandidatja e PS për këshillin bashkiak të Vaut të Dejës

Në KZAZ-në e Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës është edhe Lestine Ndoja, e cila njëkohësisht është edhe anëtare e këshillit bashkiak të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në CV-në e saj, thuhet se ka punuar ekonomiste në biznes privat, por kur tregon kualifikimin, në vend që të përmendej arsimi i lartë, thuhet: “Aktivite shoqërore dhe politike: anëtare e PS”.

“Vota e saj ka bere shumicën prej 4 votash për marrjen e vendimeve ne atë KZAZ, duke bere te pavlefshëm çdo vendim te marre”, thotë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.