AKTUALITET, 13 Korrik 2019, 13:53

FOTO/ Aksident fatal në Itali, i riu shqiptar përplaset me pemët dhe shtyllat


Një aksident i frikshëm është regjistruar natën e djeshme në zonën industriale në Arzignano.

Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare, po drejtonte një automjet tip Suv BMW, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi publik, disa pemë dhe përfundoi në oborrin e një fabrike.

Forcat zjarrfikëse dhe policia lokale shkoi në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse shqiptari me iniciale H.L, kishte konsumuar alkool apo ishte nën efektin e drogës.

“Hipoteza e parë nuk përjashtohet”, shkruajnë mediat lokale italiane.

Shqiptari mbeti i plagosur rëndë, ndërsa forcat zjarrfikëse e nxorën nga automjeti që përfundoi përmbys.

Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe u dërgua me ambulancë në spital.