AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 17:15

Humb jetën një tjetër pushues në plazhet shqiptare, ngjarja e rëndë në Shëngjin

Humb jetën një tjetër pushues në plazhet shqiptare, ngjarja
Humb jeten nje tjeter pushues kosovar ne plazhet shqiptare. Burri nga Kosova me inicialet E.J. 62 vjeç, ka rrezikuar te mbytet tek Rana e Hedhun dhe me pas ka humbur jeten ne spital pasi u dergua ne gjendje te rende.

Lezhë, informacion paraprak

Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.