TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një sondazhi të Komisionit Europian ku rezultoi se 77% e shqiptarëve e kanë të vështirë që të përballojnë shpenzimet dentare, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’ ironizon qeverinë, ndërsa shkruan se kjo e fundit i ka ‘mprehur dhëmbët e veta’.
“Komisioni Europian ka gjetur se 77% e Shqiptarëve nuk përballojnë dot dentistin.
Konkluzion:
Popullit po i bien dhëmbët, ndërkohë që qeveria vetëm i mpreh të vetat!”, shkruan Manjani.
Në këtë sondazh Shqipëria renditet e para në Europë që nuk përballon dot këto shpenzime, dhe pas saj Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend.