TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku Arban Domi ka bërë një parashikim të frikshëm në lidhje me rritjen e rasteve të të infektuarve në Shqipëri. Në një lidhje me “Skype”, në emisionin “Opinion”, Domi u shpreh se ajo që ka parë të shtunën tek Pazari i Ri ka hedhur poshtë të gjithë karantinën e javës dhe se pret që shifrat të rriten masivisht.
“Pamja e të shtunës hodhi poshtë gjithë punën e një jave. Pres që nga e premtja e javës që jemi deri të martë të mërkurë pres të ketë një rritje masive të rasteve. Kur merren masa, duhet parë edhe zbatimi. Bashkia ta kishte mbyllur Pazarin e Ri,”– u shpreh Domi.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në katër.