SPORT, 24 Shtator 2020, 19:26

Nga Atalanta tek Interi, talenti Dervishi firmos me zikaltrit

Nga Atalanta tek Interi, talenti Dervishi firmos me zikaltrit


Kristian Dervishi është vetëm 17 vjeç, aktivizohet si sulmues i djathtë dhe ditën e sotme është bërë zyrtarisht pjesë e Interit. Lojtari, pjesë e Shqipërisë U17, është një prodhim i klubit të Atalantës.

Dervishi vjen në formë huazimi nga klubi bergamask, teksa Interi ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me zikaltrit e Contes.

Ai do të jetë pjesë e ekipit U18 të Interit, që drejtohet nga Christian Chivu. Fcinter1908.it raporton se Dervishi do të zhvillojë nesër stërvitjen e parë nën urdhrat e ish-mbrojtësit rumun.