SPORT, 24 Shtator 2020, 18:34

Manaj në merkato, nga Italia zbulohet klubi turk që i është vënë pas

Manaj në merkato, nga Italia zbulohet klubi turk që i është


Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, mund të ndryshojë skuadër këtë verë. Aktualisht pjesë e Barcelonës B,  lushnjari ka disa opsione për të ardhmen. Më herët u lakua Hellas Verona si një pistë.

Tani në skenë ka dalë një klub turk, sikurse raporton Gianluca Di Marzio. Bëhet fjalë për Kasimpasa, klubin e Superligës, që thuhet se ka nisur bisedimet me katalanasit.

Nuk dihet sa pretendon Barcelona të përfitojë nga shitja e Manajt, por sigurisht që nuk do të ketë pretendime të mëdha. Për Kasimpasa transferimi i sulmuesit shqiptar do të ishte shumë i vlefshëm.