SPORT, 24 Shtator 2020, 11:37

E kërkoi Tirana, mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në kampionatin italian

E kërkoi Tirana, mbrojtësi i Kombëtares drejt kalimit në


Arlind Ajeti mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, më saktë në Serinë B.

Prej dy vitesh, mbrojtësi nuk po kalon momente të mira, teksa është kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Nga shkurti i sezonit të kaluar, mbrojtësi është pjesë e Vejlse në Danimarkë, teksa në merkaton e janarit u përfol edhe për një interesim të Tiranës për mbrojtësin.

Megjithatë tashmë karriera e futbollistit mund të vazhdojë në Itali, aty ku sipas gazetarit të njohur Alfredo Pedulla, e kërkon skuadra e Rexhinës, e cila militon në Serinë B.

Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë piketuar pikërisht Ajetin, që do i pëlqente një rikthim në Itali, ku ka luajtur për Krotonen, Frozinonen dhe Torinon./Panorama Sport