TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht startit të kampionatit me gol ndaj Sampdorias, Cristiano Ronaldo është duke medituar largimin nga Juventusi, ndërsa lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle El Chiringuito, në një artikull të ditës së sotme.
Sipas medias spanjolle, CR7 nuk është aspak i kënaqur me ndryshimet që po ndodhin te Juventusi, që sapo ka emëruar trajnerin e tretë, që kur portugezi ka mbërritur në Torino dhe për më tepër marrëdhënia me Pirlon nuk është ngritur akoma në nivelet optimale.
Kjo pasi trajneri i ri i bardhezinjve synon një lojë korale, ku theksi vihet te grupi, ndërsa portugezi kërkon një rol prej protagonisti dhe një skuadër që e ndjek dhe i krijon mundësitë që të japë më të mirën në fushë.
Ylli portugez do të ketë 36 vite mbi shpinë shumë shpejt dhe e ka të qartë që koha nuk punon në favor të tij, ndaj është duke menduar që të gjejë një skuadër ku të mund të fitojë menjëherë trofe.
Këtë garanci momentalisht nuk e ka te Juventusi, që jo vetëm vendosi t’i besojë pankinën rishtazi Andrea Pirlos, por edhe në merkato ka afruar të rinj pa eksperiencë në arenën ndërkombëtare, si Kulusevski e McKennie.