SPORT, 23 Shtator 2020, 17:27

Jo vetëm Morata: Juventusi i rikthehet pistës Chiesa, varet nga një brazilian


Alvaro Morata nuk mjafton dhe Juventusi po përgatitet për një tjetër goditje në repartin e sulmit. Një ndër emrat që pëlqehen prej kohësh është Federico Chiesa, ylli i Fiorentinës.

Por, si fillim duhet shitur Douglas Costa. Për lojtarin ofensiv interesohen anglezët e Wolves, që po përgatisin ofertën e duhur për të bindur kampionët e Italisë.

Nëse ndodh kalimi i brazilianit në Premier League, Juventusi do të niste menjëherë ofensivën për Chiesan. Fiorentina kërkon 60 milion euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin italian, por bardhezinjtë do të tentojnë huazimin e tij me detyrim blerje në fund të sezonit.