AKTUALITET, 4 Mars 2019, 11:38

Nesër protesta, Berisha akuza Ardi Veliut: Po pengon ardhjen e protestuesve në Tiranë

Nesër protesta, Berisha akuza Ardi Veliut: Po pengon ardhjen e protestuesve

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e policisë se ka urdhëruar postblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve të thërritur nga opozita në protestën e nesërme para Parlamentit të Shqipërisë.

Berisha, duke iu referuar mesazhit të oficerit dixhital, shkruan se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Veliu, “ka urdhëruar që datë 3 mars 2019 nga ora 12 e datës 4 mars e në vazhdim nga të gjitha Komisariatet e Policisë do të ngrihen postblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë”.

Postimi i Berishës:

Kakistokracia po ngordh nga frika!

Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb

Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.