TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë me një mesazh shkurt për të gjithë nxënësit.
Në rrjetet sociale, ministrja thotë se rikthimi në shkolla do të bëhet me një normalitet të ri, duke respektuar masat dhe protokollet për të mos lejuar përhapjen e Covid-19.
POSTIMI:
Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës.
Kësaj here me një “normalitet të ri”, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor.