AKTUALITET, 13 Shtator 2020, 09:37

Greqia do të blejë 18 avionë ‘Rafale’, reagon Franca: Lajm i shkëlqyer!

Greqia do të blejë 18 avionë ‘Rafale’, reagon Franca:

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parley, ka reaguar pas njoftimeve të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për blerjen e avionëve Rafale nga qeveria greke për mbrojtjen e shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, i cili është reagimi i parë zyrtar i Parisit, Parley vëren se ky është një lajm i mrekullueshëm.

“Greqia ka njoftuar dëshirën e saj për të blerë 18 ‘Rafale’.

Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për industrinë franceze të hapësirës ajrore dhe e para: një vend evropian dëshiron të blejë avionë luftarakë Rafale.

Rezultati i një politike eksporti që unë ndjek vazhdimisht nga viti 2017", është shprehur Parley.