AKTUALITET, 13 Shtator 2020, 09:45

I vuri flakën pyllit në fshatin Prushë, arrestohet 57-vjeçari

I vuri flakën pyllit në fshatin Prushë, arrestohet


Policia ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, në Tiranë.

Në pranga ka rënë I.A., 57 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjëherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.