AKTUALITET, 28 Korrik 2021, 09:03

Pas zjarrit në Dukat, tjetër vatër zjarri në Tragjas të Vlorës

Pas zjarrit në Dukat, tjetër vatër zjarri në Tragjas të

Pas zjarrit në malin e Dukatit, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Tragjas në Vlorë.

Forcat zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin e flaktëve.

Kujtojmë se të martën Ministria e Mbrojtjes bëri thirrje për gatishmëri për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në vendin tonë.

Temperaturat e larta të të nxehtit afrikan kanë përfshirë edhe vendin tonë, në këtë kuadër Ministria ka kërkuar që strukturat e gjendjes civile të jenë me prezencë të shtuar në zonat ku ka rrezik më të lartë.