TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur e ëma e kishte detyruar që të shesë virgjërinë e saj. Në një dokumentar për “CNN” tregon se mamaja e kishte bindur, që duhej të ndihmonte familjen ndërsa ajo vetë nuk dinte se çfarë e priste.
14-vjeçarja në fillim kishte marrë vërtetimin nga mjeku se ishte e virgjër, dhe më pas e kishin dërguar te një mashkull në hotel, i cili kishte ofruar 1500 dollarë për të.
E reja tregon për CNN se është përdhunuar për dy ditë rresht. Raste të tilla në Kamboxhia ka shumë sepse atje tregtia me njerëz është e përditshme.
Familjet i shesin fëmijët e tyre si skllave seksi për shkak të borxheve.
“Ky është vend i vogël dhe njerëzit nuk kanë si ti sigurojnë paratë. Mungesa e arsimimit dhe punës, industria seksuale është një prej mënyrave të fitimit”, thotë Eric Maldrum shefi i hetimit të AIM (Organizata jofitimprurëse Agape International Missionss) e cila lufton kundër robërisë dhe tregtisë me njerëz.
“Është e vështirë të kuptohen përse e bëjnë këtë këto nëna. Nuk kanë para, dhe i detyrojnë vajzat e tyre të punojnë. Madje edhe tani shoh shumë nëna të cilat nuk i kuptojnë ndjenjat e vajzave të tyre. Nuk kuptojnë se ato kanë zemër, vuajnë”, shton ai.