TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin “Open”, botuesi Carlo Bollino ka komentuar deklaratat e presidentit Meta për të dhënë dorëheqjen.
Sipas Bollinos, nëse Meta largohet nga detyra, kryeministri Rama e ka gati një emër për ta zëvendësuar dhe ajo është ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.
“Junta është prokuroria.
Jo rastësisht e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarë para dy vitesh, që situata mund të vijë në gjendjen aktuale.
Paralajmërimi për dorëheqje është kërcënim që shqetëson ndërkombëtarët, por jo shqiptarët pasi kuvendi ka 94 deputetë.
Qeveria mund të zgjedhë president të ri totalisht legjitim.
Mund të zgjidhet Jozefina Topalli nga opozita si presidente për 24 orë, pasi Rama po e mendon si emër”, tha Bollino që njihet si botues afër Ramës.